Kosovë, 7 viktima dhe 591 raste me koronavirus

Kosovë, 7 viktima dhe 591 raste me koronavirus

15:03, 04/03/2021
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.674 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 591 raste pozitive dhe janë shënuar 7 viktima nga koronavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 386 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.014 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.703.

Numri total i rasteve pozitive është 71.344 raste nga 319.338 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.627 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco