Shantazhonte 18-vjeçaren, arrestohet në flagrancë i riu nga Bulqiza

Shantazhonte 18-vjeçaren, arrestohet në flagrancë i riu nga Bulqiza

13:59, 04/03/2021
A+ Aa A-

Një 24-vjeçar ka rënë në pranga të policisë pasi është kapur në flagrancë duke përndjekur një 18-vjeçare në Bulqizë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se i riu i identifikuar me inicialet E.T shantazhonte dhe përndiqte në mënyrë të vazhdueshme 18-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/ Përndiqte dhe shantazhonte një shtetase, arrestohet në flagrancë nga policia.

Nga Specialistët  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  E. T., 24 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Përndjekja”.

Arrestimi i tij u bë pasi  në mënyrë të përsëritur ka shantazhuar dhe përndjekur  një 18-vjeçare.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco