Kërcënoi një vajzë dhe i mori shuma parash, ndalohet i riu nga Tirana

Kërcënoi një vajzë dhe i mori shuma parash, ndalohet i riu nga Tirana

11:51, 04/03/2021
A+ Aa A-

Një 24-vjeçar me iniciale E.R. është ndaluar nga policia pasi akuzohet se me anë të kanosjes i ka marrë disa shuma parash shtetases E. Gj. Pas kallëzimit të kësaj të fundit policia ka bërë të mundur ndalimin e 24-vjeçarit nga Tirana.

Policia njofton se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

“Ndalohet 1 shtetas, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe Forcën Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. R., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi shtetasja E. Gj. ka bërë kallëzim se në periudha të ndryshme kohore, nëpërmjet shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, shtetasi E. R. i ka marrë një sasi lekësh.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco