Dinamika e vrasjes në Vlorë/ 31-vjeçari kërkoi një borxh autorëve

Dinamika e vrasjes në Vlorë/ 31-vjeçari kërkoi një borxh autorëve

10:51, 04/03/2021
A+ Aa A-

Janë zbuluar detaje të reja pas krimit të djeshmë në Vlorë ku u vra një person.

“Balkanweb” shkruan se shkak i vrasjes dyshohet të ketë qenë një borxh që viktima iu ka pasur autorëve.

Mëngjesin e djeshëm, 31-vjeçari Gjikaj ka kërkuar një shumë lekësh borxh diku, si dhe ka komunikuar në telefon me autorët. Sipas ‘BW’ tabulatet telefonike faktojnë bisedat e zhvilluara mëngjesin e djeshëm mes viktimës dhe autorëve, të cilat kanë qenë të ashpra, me debate dhe ofendime. Ata kanë qenë miq dhe shokë me njëri-tjetrin, kanë qenë të njohur, ndaj dhe 31-vjeçari ka ndaluar, në momentin që ata i kanë dalë para në rrugë.

Ngjarja kriminale ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar, pranë Gjykatës së Apelit dhe një kopshti, ku lëvizjet e njerëzv e kanë qenë të shumta. Mendohet se autorët kanë dashur vetëm ta trembim viktimën, pasi nuk ishte një vrasje e paramenduar. Për këtë arsye, autorët nuk kanë qenë të maskuar, si dhe mjeti ka qenë me targa të rregullta dhe i përket bashkëshortes së njërit prej autorëve.

Pas vrasjes, autorët janë larguar me shpejtësi, por pasagjeri në derën e pasme për një moment nuk ka mundur të hipi dhe mjeti është ndalur sërish. Pas rreth 1 kilometër nga vendi i ngjarjes dy persona kanë zbritur nga makina, ndërsa shoferi ka ikur drejt Pyllit të Sodës, ku dhe është kapur. Ai nuk e ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Nga ana e saj, policia vijon kërkimet për kapjen e dy bashkëpunëtorëve në krim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco