U lirua nga burgu dhe u vra dje në Vlorë/ Kush është gjyqtarja që tha vendimin për të riun me tre mbiemra

U lirua nga burgu dhe u vra dje në Vlorë/ Kush është gjyqtarja që tha vendimin për të riun me tre mbiemra

10:37, 04/03/2021
A+ Aa A-

Tauland Gjikaj u arrestua dy herë nga Policia për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit”, dhe u la i lirë dy herë nga gjyqtarja e Vlorës, Herila Çela.

Lirimet e tij të njëpasnjëshme nga burgu u denoncuan atë kohë nga Ministria e Brendshme dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Dy vite më parë, Ministria e Brendshme deklaroi se më datë 27.02.2017, shërbimet policore të DVP Vlorë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Tauland Manaj (Taulant Beqiraj), 28 vjeç (atë kohë), banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit”.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr. 61, datë 02.03.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne burg”, për shtetasin Taulant Manaj.

Me vendimin nr. 979, datë 28.03.2018, Gjykata e Apelit Vlorë ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në burg”, në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasin Tauland Manaj. Më datë 23.06.2018 u bë sërish arrestimi në flagrancë i shtetasit Tauland Manaj (Beqiraj), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Me vendim nr. 1416, datë 06.08.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për një person përsëritës dhe të njohur për rrezikshmërinë kriminale në qytetin e Vlorës.

“Ky rast nuk është i vetëm. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë bërë publike vendime gjykatash në kundërshtim të hapur me ligjin”, shprehej Ministria e Brendshme atë kohë.

“Gjejmë rastin të denoncojmë gjithashtu vendimet, në më shumë se 18 raste, të Gjykatave të Rretheve Vlorë, Elbasan, Lezhë, Tiranë, Korçë e Shkodër, ku ndaj të arrestuarve me armë pa leje, për tentativë grabitjeje më armë, apo duke thyer masën e sigurisë dhe duke qarkulluar me armë në qytet, janë dhënë vendime aspak në zbatim të ligjit apo në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë në vend: vendime arrest shtëpie, detyrim paraqitje apo lirim të menjëhershëm nga salla e gjyqit”, thuhej në deklaratën e Ministrisë./Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco