Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Gjyqtarja Hoxha mbërrin në KLGJ me pranga dhe maskë anti-Covid

Gjyqtarja Hoxha mbërrin në KLGJ me pranga dhe maskë anti-Covid

09:51, 04/03/2021
A+ Aa A-

Është shoqëruar këtë mëngjes për në Këshillin e Lartë Gjyqësor gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha.

Gjyqtarja Hoxha është paraqitur pranë KLGJ me pranga në duar dhe maskë të zezë Covid-i.

Ajo do të përballet sot me trupën e KLGJ, pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e saj nga detyra.

Ajo akuzohet se është përfshirë në një skemë korruptive në Gjykatën e Krujës.

Enkeleida Hoxha u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme pasi dyshohet se me 9 persona të tjerë kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale. Mes të arrestuarve janë, avokati Aldo Tabaku si edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco