Infermieri në QSUT infektohet pasi mori dy dozat: E kam nga vaksina

Infermieri në QSUT infektohet pasi mori dy dozat: E kam nga vaksina

09:36, 04/03/2021
A+ Aa A-

Një infermier i QSUT-së është infektuar me Covid 19, edhe pse ka marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer. Lajmin e infektimit të Bledar Bregasit e jep Shoqata e Infermierëve në një postim në rrjetet sociale, ku i uron edhe shërim të shpejtë kolegut, që prej kohësh punon në QSUT.

‘Ndodh ne Shqipëri. Infermieri infektohet pas vaksinimit. I urojmë shërim të shpejtë kolegut tonë në QSUT”, thuhet në postimin në rrjetet sociale të shoqatës, ku është publikuar dhe një koment që ka bërë vetë Bregasi, i cili thotë se të gjitha këto i ka nga vaksina, por nuk specifikon se çfarë.

Ky në fakt nuk është rasti i parë që bëhet publik në vendin tonë, ku personeli mjekësor është infektuar pas marrjes së vaksinës. Më herët ka qenë mjeku Pipero ai që u infektua me Covid pasi mori dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Të gjitha këto raste mbeten për t'u verifikuar, pasi nga Ministria e Shëndetësisë ka shumë heshtje edhe sa i takon efekteve anësore që mund të ketë dhënë vaksina te personat që e kanë marrë atë, që prej 11 Janarit, kur nisi edhe procesi në Shqipëri.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari04/03/2021 13:21

PO MIRE PENSIONISTET, "PERSONALITETET" MBI 80 VJEÇ DHE ARTISTET MBI 80 VJEÇ, U GËNJYEN DHE U MASHTRUAN MË LEHTËSI NGA SATRAPI I SURRELIT, PO EDHE JU MJEKËT DHE INFERMJERËT E HËNGRËT SAPUNIN PËR DJATH!!!! ATO NUK JANË FARE VAKSINA ANTI-COVID, POR JANË THJESHT UJË I ZAKONSHËM FIZIOLOGJIK, I PËRDORUR ME ETIKETË FALLCO ANTI-COVID COVAX, SA PËR PROPAGANDË DHE SHOW MEDIATIK DHE SPËRDREDHJE KURVASH PËRPARA KAMERAVE EROTIKE TË ERTV!! CILI ËSHTË KY VEND "MIK" QË MBAHET KAQ SEKRET? E SFIDOJ KRYEMINISTRIN DHE CILINDO ME KËTO PYETJE, QË ASNJE GAZETAR NUK GUXON QË T'IA BËJË EDVINIT APO MINISTRESHËS QË SPËRDRIDHET DHE HIDHET SI DIRIGJENTE PËRPARA KAMERAVE DHE DRITAVE EROTIKE TË ERTV: 1. NGA CILI VEND MIK VIJNË KËTO VAKSINA? 2. JANË FALAS APO JANË BLERË NGA KY VENDI "MIK"? 3. NËSE JANË BLERË SA JANË BLERË DHE SI ËSHTË KRYER PAGESA? 4. KY VENDI "MIK" ËSHTË VETËM MIKU I RAMËS APO MIKU I SHQIPËRISË? PËRDERISA T'IU JEPEN PËRGJIGJET PYETJEVE TË MËSIPËRME UNE DO TË VAZDHOJ TË BESOJ FORT QË ATO "VAKSINAT" NGA VENDI "MIK" JANË THESHT DHE VETËM UJË FIZIOLOGJIK.

Shto koment

Denonco