Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

VIDEO tronditëse e vrasjes/ Ja kush kërkohet për ekzekutimin e Gjikajt

VIDEO tronditëse e vrasjes/ Ja kush kërkohet për ekzekutimin e Gjikajt

09:21, 04/03/2021
A+ Aa A-

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Janë identifikuar dy personat e shpallur në kërkim si autorë të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit Taulant Gjikaj, që ndodhi mesditën e djeshme në qytetin e Vlorës.

Burime bëjnë me dije se personat e shpallur në kërkim janë Skedjan Gabrani dhe Elton Hajnaj.

Mësohet se të dy këta persona kanë qenë në makinë së bashku me 44-vjeçarin Hansi Jonuzi, i cili u arrestua gjatë ditës së djeshme nga Policia, ndërsa në mjet u gjet dhe arma e përdorur në vrasjen e Gjikajt.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në vendngjarje, policia gjeti dhe sekuestroi 3 gëzhoja pistolete dhe 1 kapuç.

Viktima Tauland Beqiraj ishte duke ecur në këmbë në rrugën "Transballkanike" pranë Gjykatës së Apelit në momentin që është ndalur nga dy persona të cilët ishin të pamaskuar dhe të veshur me të zeza. Ata duket se flasin për pak sekonda dhe me pas njëri prej dy autorëve e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi duke e lënë të shtrirë në tokë 31-vjeçarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco