EMRI/ ‘Kujtove se i kemi rrugët me flori’, gjykatësi dënon shqiptarin

EMRI/ ‘Kujtove se i kemi rrugët me flori’, gjykatësi dënon shqiptarin

09:19, 04/03/2021
A+ Aa A-

Një shqiptar, i cili u kap në një ‘shtëpi bari’ në Bradford të Anglisë, u dënua nga një gjykatës. Renato Xhafa kishte ardhur në Britani përmes Belgjikës.

23-vjeçari kishte nisur punë në një punishte kanabisi.

Kur u kap nga policia, shqiptari u tha se nuk e dinte se bimët ishin të paligjshme.

Avokati i shqiptarit tha se ai kërkon që të mos dëbohet pasi të kryejë dënimin në Angli.

Gjykatësi Jonathan Rose e dënoi shqiptarin me nëntë muaj burg.

“Nuk të kanë manipuluar, ti vetë e ke bërë këtë punë si shpërblim. Njësoj si të tjerët, edhe ti ke ardhur në Britani duke menduar se rrugët janë të shtruara me flori. Më pas i je futur kriminalitetit kur zbulove se kjo gjë nuk është e vërtetë,” tha gjykatësi.

Ai e paralajmëroi shqiptarin se nëse do të qëndrojë në Britani, duhet të qëndrojë larg krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco