Ekzekutimi i 31 vjeçarit në Vlorë, shoqërohen 12 persona, ja çfarë ka thënë i dyshuari...

Ekzekutimi i 31 vjeçarit në Vlorë, shoqërohen 12 persona, ja çfarë ka thënë i dyshuari...

08:26, 04/03/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ndodhur dje në Vlorë, ku si pasojë humbi jetën 31 vjeçari Taulant Gjikaj.

Burime bëjnë të ditur se në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar 12 persona.

Shumica e të shoqëruarve janë dëshmimtarë të rastit që e kanë parë ngjarjen ku janë marr në pyetje për më shumë detaje.

Ata kanë treguar dinamikën e ngjarjes, të dhëna për pamjen e personave në automjetin tip ford dhe trajektoren që ndoqi makina.

Fillimisht në komisariat Hansi Jonuzi se ka pranuar krimin duke thënë që skam lidhje me ngjarjen, por pamjet filmike, gjurmët e gjetura në vendin e ngjarjes si dhe arrestimi i tij në po të njëjtin mjet që ka ndodhur vrasja kanë qënë të pakundështueshme për policinë e cila ka bërë arrestimin e tij.

Policia e Vlorës ka identifikuar edhe dy personat e tjerë që kanë qënë pjesë e atentatit. I ka këta dy persona me identitete, fotografi dhe i ka shpallur në kërkim. Për më tepër ka kryer kontrolle në banesa të zonës për zbulimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco