Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Ekzekutimi i Taulant Gjikaj/ Ja çfarë tha përpara hetuesve personi i ndaluar

Ekzekutimi i Taulant Gjikaj/ Ja çfarë tha përpara hetuesve personi i ndaluar

19:31, 03/03/2021
A+ Aa A-

Taulant Gjikaj, i cili mbante edhe dy emra të tjerë, u ekzekutua ditën e sotme pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë me 10 plumba kallashnikovi.

Personi që e qëlloi zbulohet se mbante maskë anti-covid dhe e qëlloi viktimën teksa po ecte në këmbë.

Deri më tani lidhur mbi ngjarjen është arrestuar një person ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Personi që u arrestua në momentin e ndalimit mbante një armë kallashnikov.

Në dëshminë e tij të parë përpara hetuesve, i arrestuari Hans (Andi) Jonuzaj mohoi autorësinë e ngjarjes.

“Nuk e kam kryer unë krimin”-tha 44-vjeçari pas arrestimit.

Deri më tani dy janë pistat mbi vrasjen. Ajo e trafikut të drogës, ku viktima ka qenë i dënuar më parë si edhe pazaret e drogës.

Taulant Gjikaj ishte një person me precedent penal i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe përdorte edhe mbiemrat Beqiraj dhe Manaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco