Dënohen 6 shqiptarë, pse koka e grupit konsiderohej si ‘personazh filmi’

Dënohen 6 shqiptarë, pse koka e grupit konsiderohej si ‘personazh filmi’

18:43, 03/03/2021
A+ Aa A-

Gjashtë shqiptarë, që akuzohen si anëtarë të një organizate të trafikimit të drogës, janë dënuar me burg nga autoritetet italiane.

Mediat e huaja shkruajnë se kreu i organizatës ishte shqiptari Shkëlzen Kasa, 36 vjeç dhe u dënua me 16 vjet burg e më pas dëbim nga Italia.

Të dënuarit e tjerë janë Ervin Sgura, 24 vjeç, 8 vjet e 8 muaj; Erist Piku 30 vjeç, 8 vjet e 6 muaj; Enkel Matraku, 29 vjeç, 6 vjet e 6 muaj; Rezart Sula 31 vjeç, 8 vjet; Kiodan Hakballa 24 vjeç, 7 vjet e 6 muaj.

Raportohet se organizata e trafikimit të drogës është shkatërruar në pranverën e vitit 2017.

Hetimi nga policia e Livorno u bazua në përgjime mjedisore dhe telefonike, që më pas u konkludua me arrestimin e shqiptarëve.

Në kohën e goditjes nga autoritetet u sekuestruan 44 kg heroinë dhe dy kokainë, si dhe pasuri të paluajtshme, mobilje dhe një aktivitet tregtar, që besohet se i atribuohet Shkëlzen Kasës.

Sipas gjykatësve, banda drejtohej nga Kasa, pa autorizimin e të cilit nuk mund të kryhej asnjë biznes i paligjshëm.

Në rindërtimin e hetuesve, grupi i shqiptarëve kishte futur në tregun italian (sheshet e Livorno, Pisa, Carrara dhe Parma) sasi të konsiderueshme të drograve, të blera kryesisht përmes kanaleve të Magrebit.

Banda kishte mjete, para dhe një rrjet të gjerë blerësish, si dhe një rrjet logjistik të artikuluar mirë, duke përfshirë depo të vërteta (të paktën 8 prona të identifikuara në qytete të ndryshme, duke përfshirë garazhe, shtëpi dhe bodrume), transport ( 27, përfshirë makinat dhe skuterët), si dhe pajisje të nevojshme për të paketuar drogën, për ta peshuar dhe për ta ndarë atë.

Shkëlzen Kasa përshkruhet pothuajse si një personazh filmi. Kjo për shkak se në emër të tij ishin në pronësi ose në emër të të afërmve, prona të blera për të diversifikuar biznesin dhe makina luksoze për të ushqyer një standard të pasur jetese, që në Shqipëri u bë pasuri e dukshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco