Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

‘Më jep një birrë’/ Si komunikonin dy shqiptarët e arrestuar me shefin e tyre të drogës

‘Më jep një birrë’/ Si komunikonin dy shqiptarët e arrestuar me shefin e tyre të drogës

18:07, 03/03/2021
A+ Aa A-

Një birrë ishte e barabartë me një dozë kokainë që përkonte me një gramë.

Në raste të tjera prej 10 gramësh. Kodi i përdorur nuk ishte i mjaftueshëm që ata të qëndronin të sigurt nga hetimi.

Karabinierët e Breno në Itali i demaskuan dhe i arrestuan nën akuzat e trafikimit të kokainës.

Ai është një shqiptar 37-vjeçar që përdori një bashkatdhetar dhe një punëtor italian 54-vjeçar nga Angolo Terme për biznesin e tij.

Shefi nuk i takoi kurrë klientët, por u drejtohej drejtpërdrejt dy bashkëpunëtorëve të tij.

Sipas rindërtimit të hetuesve, të tre ishin në gjendje të vendosnin gjysmë kilogram kokainë në muaj në Valcamonica.

Kreu i bandës mohoi të njihte dy bashkëpunëtorët, por bisedat e zbardhura në telefonatat e tyre do të tregonin të kundërtën.

Hetimi, i nisur pas verës së vitit të kaluar, lindi nga arrestimi në flagrancë i një 29-vjeçari, i gjetur në posedim të gjysmë kilogrami pluhur të bardhë, të fshehur brenda shtëpisë së tij.

Pas arrestimit, shefi përfundoi në burg, ndërsa bashkëpunëtorët e tij u mbyllën në arrest shtëpiak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco