Greqia mbyll kufijtë, shqiptarët shkojnë nëpërmjet Maqedonisë së Veriut

Greqia mbyll kufijtë, shqiptarët shkojnë nëpërmjet Maqedonisë së Veriut

11:20, 03/03/2021
A+ Aa A-

Më shumë se 2800 shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë dhe kanë dalë gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet pikës kufitare të Qafë Thanës. Burimet zyrtare thanë se vijon të jetë i lartë numri i daljeve nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut, sipas A1CNN, çka tregon se shqiptarët përdorin vendin fqinj për të kaluar tranzit drejt shtetit grek.

Daljet gjatë ditëve të fundit janë shtuar edhe për shkak të reduktimit të daljeve nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës nga pala greke.

Në kushte të tilla fluksi, stacioni i policisë kufitare të Qafë Thanës ka shtuar numrin e sporteleve në hyrje dhe dalje dhe në fundjavë policia jonë kufitare ka punuar me 5 sportele; 2 në hyrje dhe tre në dalje për të shmangur radhët në këtë pikë kalimi kufitar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco