VIDEO/ Fushë Krujë, 80-vjeçarja arrin të dalë në kohë nga shtëpia në flakë

VIDEO/ Fushë Krujë, 80-vjeçarja arrin të dalë në kohë nga shtëpia në flakë

08:20, 03/03/2021
A+ Aa A-

Një grua 80-vjeçare në Fushë Krujë i ka shpëtuar për fat rrezikut këtë mëngjes, pasi shtëpia e saj u pushtua nga flakët e zjarrit.

Në orën 7:20 të mëngjesit të së mërkurës, M.S arriti të dalë me shpejtësi nga shtëpia ku zjarri mendohet se ka rënë nga një shkëndijë elektrike.

Zonja është në gjendje të mirë shëndetësore, por për shtëpinë e saj është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta shuar.

Dëmet materiale janë të shumta. Një grup hetimor u ngrit për të zbuluar arsyet e shpërthimit të zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco