Pamje nga makina e qëlluar me armë zjarri në Tiranë

Pamje nga makina e qëlluar me armë zjarri në Tiranë

22:46, 02/03/2021
A+ Aa A-

Janë publikuar pamjet e para nga ngjarja e rëndë e ndodhur në mbrëmje në Tiranë, ku u qëllua me armë zjarri ndaj një automjeti. Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga Syri Tv, makina është ende në vendngjarje, ndërkohë që zona është rrethuar nga forca të shumta policie. Ajo që deri më tani dihet është se makina i përket shtetasit Nardi Abazi, 24 vjeç, i cili i ka shpëtuar plumbave.

Tiranë/Informacion paraprak                              

Më datë 02.03.2021, në rrugën "5 Maji"  dyshohet se është qëlluar  me armë zjarri në drejtim të  automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet  për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Shërbimet e Policisë po krehin  zonën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco