Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Sapo doli nga burgu, kush është i plagosuri në Korçë

Sapo doli nga burgu, kush është i plagosuri në Korçë

19:29, 02/03/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në Korçë, ku një shtetas u plagos me armë zjarri pas një konflikti për motive që janë ende të paqarta.

Sikundër mësohet personi i plagosur është shtetasi Igli Qani, 30 vjeç. Syri Tv ka siguruar edhe foton e personit të plagosur.

Qani ka qenë i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe u lirua brenda pak ditësh nga Gjykata e Korçës.

30-vjeçari që ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikun për jetën, ndërsa nuk dihet se pse u lirua nga Gjykata e Korçës brenda pak ditëve.

Korçë/Informacion paraprak      

Më datë 02.03.2021, rreth orës 17:50, në lagjen nr. 5, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është dëmtuar në këmbë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco