Aksidenti në Tiranë/ Gruaja në timon përplas motoristin 21 vjeçar

Aksidenti në Tiranë/ Gruaja në timon përplas motoristin 21 vjeçar

17:44, 02/03/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë, në Rrugën e Kavajës.

Policia njofton se një makinë ka përplasur një motor, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit motorik, 21-vjeçari R. Ç.

Tiranë/Informacion paraprak               

Më datë 02.03.2021, rreth orës 16:05, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtuese shtetasen S. M., ka aksidentuar një mjet motorr me drejtues R. Ç., 21 vjeç. Si pasojë është demtuar drejtuesi i motorrit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco