Lirohet mjeku Edvin Prifti, ngel në burg gjyqtarja Hoxha

Lirohet mjeku Edvin Prifti, ngel në burg gjyqtarja Hoxha

16:06, 02/03/2021
A+ Aa A-

Lirohet nga burgu mjeku Edvin Prifti.

Vendimi është dhënë nga Apeli i Gjykatës së Posaçme.

Është liruar nga qelia mjeku Edvin Prifti. Për Priftin ka ngelur në fuqi vetëm masa e pezullimit nga detyra.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vëndimin e shkallës së parë duke lënë në burg gjyqtaren Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku dhe 8 të tjerët.

Më herët gjatë seancës, avokatët kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Avokati i mjekut Prifti duke mohuar akuzat ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Edhe avokati i gjyqtares Enkelejda Hoxha argumentoi se masa ndaj saj duhet të jetë më e butë, kjo për shkak se është nënë e dy fëmijëve dhe ka nevojë për përkujdesjen e saj. Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme i ka qëndruar të njëjtës kërkesë si në Shkallë të Parë, atë të vazhdimit të masave arrest në burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco