Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

EMRI/ I kapen 9000 fara kanabisi, arrestohet vlonjati, i gjendet edhe drogë e municion në shtëpi

EMRI/ I kapen 9000 fara kanabisi, arrestohet vlonjati, i gjendet edhe drogë e municion në shtëpi

15:25, 02/03/2021
A+ Aa A-

Janë sekuestruar gjatë ditës së sotme ne Vlorë fara kanabisi, lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak.

Policia njofton se është arrestuar në flagrancë shtetasi:  Shkëlqim Isufaj, 46 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 9000 fara të bimës cannabis sativa, një sasi lënde narkotike cannabis në formë pluhuri, boçeje dhe çokollate, si dhe 196 fishekë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen fara kanabisi, lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas mbante lënde narkotike në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi: 

SH. I., 46 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 9000 fara të bimës cannabis sativa, një sasi lënde narkotike cannabis në formë pluhuri, boçeje dhe çokollate, si dhe 196 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

VENDI yne 02/03/2021 22:42

Ato fara kane ardhur nga jashte.E ben Shqiperin han pa porta dhe tani Cfare nuk po kapin.Keto jane te mirat e verteta te demokracise Krimet dhe prostitution droge dhe grabitje e vrasje

Shto koment

Denonco