Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Komiteti Teknik 'harron' mbledhjen, DW: Pandemia është rënduar

Komiteti Teknik 'harron' mbledhjen, DW: Pandemia është rënduar

11:23, 02/03/2021
A+ Aa A-

Mbledhja e Komitetit të Ekspertëve për ashpërsimin e masave e paralajmëruar për ditën e djeshme është shtyrë për një afat për pacaktuar.

E kontaktuar nga gazetarja e ABC, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino u shpreh se mbledhja do të zhvillohet por presin një thirrje nga kryetarja e këtij komiteti Mira Rakacolli.

“Do mblidhemi, por duhet të pyesni kryetaren. Presim të na mbledhë kryetarja”, u shpreh Silva Bino.

Kurse Deutsche Welle shkruan sot se pandemia në Shqipëri është rënduar.

PJESE NGA SHKRIMI

Mbërritja të hënën e 15. 210 vaksinave anti-Covid përkon në kohë me një rëndim të situatës së epidemisë në Shqipëri, të karakterizuar nga prekja e moshave të reja. Muaji shkurt u mbyll me një numër rekord infektimesh të reja dhe viktimash që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar. Gjatë shkurtit humbën jetën 423 persona duke e ?uar numrin total të viktimave në 1. 816, shifër kjo e konsidetueshme për popullsinë prej 2.8 milion banorësh të Shqipërisë. Grafiku i rritjes së numrit të viktimave në 24 orë ka vazhduar edhe në ditën e parë të muajit mars, ku humbën jetën 20 persona të moshës nga 48-85 vjeç.

Sipas autoriteteve shëndetësore  56% e numrit total të infektimeve i përkasin moshës nën 50 vjeç, nga  të cilat 19 % grupmoshës 30 deri 39 vjeç. Mes viktimave në muajin shkurt ka patur edhe persona nën moshën 18 vjeç, vatrat e nxehta, të cilësuara "të kuqe”, janë zgjeruar duke përfshirë përveç Tiranës edhe Fierin, Durrësin, Vlorën, Shkodrën, Lezhën, Gjirokastrën, Elbasanin dhe Korçën. Sipas Institutit të Shëndetit Publik në të gjithë vendin ka raste pozitive. Në Shqipëri rezultojnë rreth 108 mijë raste pozitive, ndër të cilat rreth 36 mijë janë aktive.

Situata në spitalet anti-Covid në Tiranë dhe ato rajonale paraqitet e rënduar. Autoritetet shëndetësore pohojnë se ka një shtim të konsiderueshëm pacientësh  që kanë arritur mbi 660 vetë, ndër të cilët 43 janë në terapi intensive dhe 11 të intubuar.

Megjithë grafikun në rritje të rasteve të reja pozitive dhe të viktimave në 24 orë, autoritetet shëndetësore e konsiderojnë situatën nën kontroll. Një takim i paralajmëruar për të hënën, (1.03) i Komitetit Teknik të Ekspertëve  nuk u zhvillua. Sipas autoriteteve shëndetësore masat e deritanishme kufizuese kanë dhënë rezultate pozitive pasi të dhënat e sipër përmendura konsiderohen në kufijtë ekstremë të normës dhe situata është ende e përballueshme. Fillimi i pranverës jep shpresa për uljen e virulencës pasi moti pritet të ngrohet, arsyetojnë autoritetet.

Por shqetësimi për kohë të vështira mbetet i pranishëm. Autoritetet shëndetësore paralajmëroijnë që nëse nuk arrihet imunizimi masiv i popullsisë deri në vjeshtën e këtij viti përmes intensifikimit të vaksinimit, masat kufizuese, që pritet të zbuten në muajt e pranverës dhe të verës do të rivendosen. Synimi është thyerja dhe rënia drastike e zinxhirit të infektimeve të reja për të krijuar kushtet që Shqipëria të jetë e hapur gjatë sezonit turistik verë 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gjushi02/03/2021 11:33

Pa ardhur Erdogani i Surelit asgje nuk behet. Pa pranine e tij ndalon dhe vaksinimi , tenderat , biles edhe koha ndalon se rrjedhuri.

Shto koment

Denonco