Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Tapë në timon, përplas makinën me dy mjete të tjera, përfundon i prangosur

Tapë në timon, përplas makinën me dy mjete të tjera, përfundon i prangosur

09:21, 02/03/2021
A+ Aa A-

Eshtë arrestuar një 31 vjeçar në Kukës pasi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Ai ka humbur kontrollin e mjetittë tij dhe u përplas me dy mjete të tjera.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Kukës

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, humbi kontrollin dhe u përplas me dy mjete të tjera, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shkinak, Kukës.

Ky shtetas, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mitsubish”, në aksin rrugor Kukës-Ura e Drinit Zi, në vendin e quajtur “Ramhas”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një mjet tip kamion “Volvo” dhe një mjet tip "Ford".

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco