Shtohen viktimat në radhët e arsimtarëve/ Covid i merr jetën një tjetër mësuesi

Shtohen viktimat në radhët e arsimtarëve/ Covid i merr jetën një tjetër mësuesi

21:46, 01/03/2021
A+ Aa A-

Një tjetër humbje në radhët e mësuesve si pasojë e koronavirusit ditën e sotme.

Mësuesi Avni Dragoti në shkollën 9-vjecare Dragot, Elbasan ndërroi jetë.

Lajmin e trishtë e njoftuan kolegët e tij në rrjetet sociale.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se sot ka humbur betejën me COVID – 19 një nga mësuesit më të nderuar të shkollës sonë Avni Dragoti. 

Shprehim ngushëllimet  dhe respektin  për këtë mësues të vyer e me përvojë dhjetëra vjeçare në arsimimin e shumë brezave. Ndajmë këtë dhimbje me familjarët e tij, nxënësit dhe kolegët” shkruajnë kolegët e tij.

Sot covid-19 i mori jetën sot edhe drejtorit të shkollës 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz në Berat 58-vjeçari Gëzim Shkoza. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco