Ekzekutimi mafioz i Behar Sofias/ Ja çfarë kanë kapur kamerat në lidhje me autorin dhe bashkëpunëtorin

Ekzekutimi mafioz i Behar Sofias/ Ja çfarë kanë kapur kamerat në lidhje me autorin dhe bashkëpunëtorin

18:59, 01/03/2021
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka ngritur dyshimet se autori i vrasjes së Behar Sofisë është ndihmuar nga të paktën dy persona të tjerë. Kamerat e sigurisë pranë lokalit ku 66-vjeçari kishte pirë kafe para se të ekzekutohej me dy plumba në trup, kanë fiksuar një person të dyshimtë. Sikundër autori, edhe ai ishte i veshur me të errëta e me maskë anti-covid në fytyrë dhe brenda pak minutash vërehet të kalojë disa herë pranë lokalit.

Ndërsa bashkëpunëtori i dytë, mendohet ta ketë larguar atentatorin nga zona e liqenit artificial, aty ku edhe kanë humbur gjurmët e tij.

Pesë ditë pas vrasjes së Sofisë, policia nuk ka mundur ende të zbulojë një identitet të atentatorit. Deri më tani janë ende në fazën e mbledhjes së provave e informacioneve, si dhe kqyrjen e mbi 60 kamerave të sigurisë të sekuestruara në disa zona të ndryshme të Tiranës.

Pasi kreu vrasjes, autori dyshohet që rrobat, armën dhe biçikletën e përdorur në ngjarje t’i ketë fshehur në zonën e liqenit. Pavarësisht kontrolleve të uniformave blu, nuk është bërë e mundur gjetja e tyre.

Hetuesit nuk e kanë akoma të qartë motivin e vrasjes së 66-vjeçarit, por si pistë kryesore po hetojnë atë të trafikut të drogës për shkak të të kaluarës së Behar Sofisë e të vëllait të tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco