Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

EMRI-FOTO/ Ndërron jetë nga Covid drejtori i shkollës në Berat

EMRI-FOTO/ Ndërron jetë nga Covid drejtori i shkollës në Berat

18:11, 01/03/2021
A+ Aa A-

Drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz në Berat ka gjetur vdekjen nga Covid-19. 58-vjeçari Gëzim Shkoza, pasi kishte shfaqur shenja të prekjes nga virusi ishte shtruar fillimisht në  Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të  Beratit.

Pas përkeqësimit të shëndetit të tij një javë më parë, ai është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Covid "Shefqet Ndroqi" në Tiranë. Mësohet se tre ditët e fundit Shkoza ishte në intubim dhe megjithë përpjekjet e mjekëve,

Shkoza nuk arriti ta mposhtë dot sëmundjen dhe vdiq mëngjesin e sotëm. Gëzim Shkoza, babai i tre fëmijëve jetonte në Karkanjoz ku edhe ka ushtruar prej më shumë se 30-vitesh profesionin e mësuesit, ndërkohë që 5-vitet e fundit ishte emëruar drejtor i shkollës 9-vjeçare të fshatit

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco