SPAK çon në gjyq dosjen për gjyqtaren Margjeka, ja akuzat

SPAK çon në gjyq dosjen për gjyqtaren Margjeka, ja akuzat

11:01, 01/03/2021
A+ Aa A-

Dosja “Margjeka”, përfundon në gjykatë. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për gjyqtaren e Apelit të Korçës dhe katër personave të tjerë të akuzuar për kurrupsion.

SPAK, për këtë dosje, përveç Margjekës ka marrë të pandehur edhe bashkëshortin e saj, Arben Cara, avokatin Skënder Damini, Klaudjo Zhillën si dhe Nejton Balin. Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuzën e “korrupsionit pasiv dhe aktiv”.

Hetimet e SPAK për këtë dosje u kryen në harkun kohor të 6 muajve. Referuar dosjes hetimore personat e lartëpërmendur në bashkëpunmin me njëri-tjetrin, kundrejt shumës prej 6 mijë eurove kishin organizuar lirimin nga qelia të vëllait të Orion Balit, i cili ishte arrestuar në Pogradec për trafik klandestinësh.

Hetimet e kësaj dosjeje u kryen nga prokurorët Sotir Kllapi dhe Enkelejda Minollai. Ndërkohë, tashmë pritet që të caktohet seanca për zhvillimin e seancës parparake, ku GJKKO, do vendosë nëse do e kaloj apo jo për gjykim dosjen “Margjeka”.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 26.02.2021 ka përfunduar hetimet dhe paraqitur kërkesë për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.186/2020, në ngarkim të pandehurve:

Mimoza Margjeka dhe Arben Cara, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç e 25 i Kodit Penal.

Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal.

Të pandehurit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë dhënë te pandehurës Mimoza Margjeka, me funksion gjyqtare, ndërkohë që ushtronte funksionet në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, të pandehurit Arben Cara, një shumë parash prej 6 000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “garancisë pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal. Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm, ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga arrest në burg në atë të garancisë pasurore, për këtë shtetas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco