Ekzekutimi i Devi Kasmit, burg përjetë ish ushtarakut grek

Ekzekutimi i Devi Kasmit, burg përjetë ish ushtarakut grek

10:28, 01/03/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm grekun Eftimio Eftimiu.

Ish komandoja i forcave ushtarake të vendit fqinj u shpall fajtor për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur më 9 janar të vitit 2018.

Dënimi përputhet edhe me pretencën e SPAK, i cili kërkoi dënimin me burg përjetë, për Eftimiun.

Gjithashtu togat e zeza të Apelit të GJKKO-së, dënuan me 33 vite burg të bashkëpandehurin tjetër Elton Halipajn, i cili dyshohet se është personi që  i siguroi grekut mjetet për të kryer vrasjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco