EMRI/ Gjendet i mbytur një person në plazhin e Darëzezës

EMRI/ Gjendet i mbytur një person në plazhin e Darëzezës

10:00, 01/03/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier këtë mëngjes.

Një person është gjetur i mbytur në Darrëzezë. Ai është shtetasi Kristaq Mëngjezi, 71-vjeçar.

Burime policore thonë që ka qenë peshkatar. Policia është në vendgjarje për të zbardhur ngjarjen.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:00 në një kanal me ujë në Darzezë, është gjetur një shtetas i mbytur.

Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit K. M., 71 vjeç, banues në Fier.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes nga uji pasi 71-vjeçari ka qënë duke peshkuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco