DETAJE/ Aksidenti tronditës në Levan-Vlorë, mjeti u nda në dy pjesë

DETAJE/ Aksidenti tronditës në Levan-Vlorë, mjeti u nda në dy pjesë

09:45, 01/03/2021
A+ Aa A-

 Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në autostradën Levan-Vlorë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person dhe janë plagosur katër të tjerë.

Për tre nga katër të plagosurit, uniformat blu bënë të ditur se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 14:30 minuta. Dy automjete tip “Benz” kanë humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti

Sipas informacioneve paraprake të Policisë së Vlorës, mjeti tip “Benz” me targë “AA 183 BA”, që sipas Policisë dyshohet të ketë goditur nga pas mjetin tjetër tip “benz” me targa “AA 371 AF”, duke e dëmtuar plotësisht në pjesën e pasme, madje edhe duke u ndarë thuajse në dy pjesë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forca të shumta të Policisë, ndërsa për transportin e të plagosurve janë dashur tri autoambulanca nga Vlora dhe një nga Fieri. Fatkeqësisht, një prej të plagosurve ka mbërritur në gjendje më të rëndë në spital, ku edhe ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si Ermir Tare, 18 vjeç.

Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur shtetasit Rei Leskaj, Q. Dori, Fiori Duraj, që janë në gjendje më të rënduar shëndetësore dhe në gjendje më të stabilizuar ndodhet i plagosuri i katërt, Klejdi Dori.

Të gjithë personat e dëmtuar në aksident janë të moshës nga 16 deri në 21 vjeç. Në Polici është shoqëruar drejtuesi i mjetit tip “Benz” me targa “AA 183 BA”, i cili nuk kishte pësuar dëmtime të rënda, ndërsa hetimet për këtë ngjarje të rëndë vijojnë ende nga Policia e Vlorës.

Sakaq, si pasojë e aksidentit të rëndë, Policia mbylli për më shumë se 60 minuta një pjesë të autostradës në kahun e lëvizjes nga Fieri në drejtim të Vlorës, ndërsa lëvizja e automjeteve është kryer nga rruga e vjetër nacionale Fier-Vlorë.

Sipas Policisë, një nga mjetet tip “Benz” ka goditur nga pas mjetin tjetër, ku ky i fundit më pas është përplasur me trafikndarësen e autostradës, ndërsa makina thuajse është ndarë në dy pjesë. Goditja ka qenë mjaft e fortë, sipas burimeve të Policisë së Vlorës, kjo edhe për shkak të shpejtësisë së lartë që udhëtonin mjetet, çka mbetet sipas bluve edhe dyshimi kryesor për aksidentin e rëndë.

Ndërkohë pritet të merret në pyetje dhe personi i arrestuar, për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes së rëndë, ku fatkeqësisht një i ri humbi jetën.

Pamjet:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco