Ndahet nga jeta regjisori Gjonaj, mesazhi i djalit: Idhulli im, kaloi me dinjitet ...

Ndahet nga jeta regjisori Gjonaj, mesazhi i djalit: Idhulli im, kaloi me dinjitet ...

21:35, 28/02/2021
A+ Aa A-

Sot ndërroi jetë regjisori dhe skenaristi i mitrënjohur, Kujtim Gjonaj.

Djali i tij, Genti Gjonaj ka shkruar në ‘Facebook’ një mesazh të rëndësishëm, për ndarjen nga jeta të të atit.

Genti Gjonaj thekson se babai i tij ishte idhulli i tij, ai ishte babai dhe gjyshi i dashur. Ai jep edhe detaje të tjera, për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të babait të tij, regjisorit Kujtim Gjonaj.

Mesazhi i djalit të skenaristit dhe regjisorit Kujtim Gjonajt, Genti Gjonaj:

Kujtim Gjonaj, babai im, idhulli im, gjyshi i urtë dhe i dashur i fëmijëve të mi, i fëmijeve të motrës, Valbona, dhe vëllait Martin, ndërroi jetë qetësisht në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Kaloi me dinjitet shumë peripeci shëndetësore, shumë vështirësi jetësore, dha shumë në jetë, me dijen e vet, humanizmin, vlerat e pamata, por sot në 18.30 datë 27 shkurt 2021, u nda nga kjo jetë.

Ne, femijët e tij, miqtë e tij do t’i japim nesër një strehë tjetër, pranë prindërve të vet që i deshi aq shumë. Ceremonia e varrimit do të jetë nesër në orën 14.00, në Sharrë, duke u nisur nga shtëpia e funeralit Alba, tek Medreseja.

Nderimet për të, në një moment të dytë dhe gjithë jetën.

Me peshën e një kumti kaq të dhimbshëm, ju falënderoj për mesazhet e ngushëllimit… Ju ardhshim për gëzime…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco