Berati ‘plot’ me Covid, shumica e infektimeve mes moshave të reja

Berati ‘plot’ me Covid, shumica e infektimeve mes moshave të reja

20:49, 28/02/2021
A+ Aa A-

37 është numri i rasteve të infektimeve të reja në qarkun e Beratit në 24-orët e fundit.

Ndërkohë që shpërndarja e rasteve sipas qyteteve është: 21 raste në Berat, 13 raste në Kuçovë, 1 rast në Urë-Vajgurore, 1 rast në Skrapar dhe 1 rast në Poliçan.

Ajo që vihet re edhe sot është fakti se mes të prekurve dominojnë në masë moshat e reja edhe pse me simptoma të lehta.

Mes të prekurve të ditës së sotme regjistrohen disa edukatore dhe sanitare kopshti.

2 edukatore dhe 1 sanitare në kopshtin e fshatit Novaj, 1 sanitare në kopshtin ‘1 Qershori’ në Kuçovë dhe 1 edukatore në një kopsht në Poliçan janë konfirmuar sot ‘pozitivë’ me SarsCov-2.

Mes rasteve të të prekurve me Covid-19 të 24-orëve të fundit konfirmohen edhe 13 pensionistë të moshave 72-79 vjeç, ndërkohë që numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit është ulur në 844.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco