Futi drogë në burg për klientin, ngel brenda në qeli avokati

Futi drogë në burg për klientin, ngel brenda në qeli avokati

20:20, 28/02/2021
A+ Aa A-

Më pak se 1 gram kokainë kanë bërë që një avokat i njohur në provincën e Bergamos të ngele në qeli.

Bëhet fjalë për avokatin Gianni Ferriero, i cili kishte marrë me vete më pak se 1 gram kokainë për të ja dhënë klientit të tij shqiptar, që ishte në burg.

Por pas kontrollit të ushtruar nga policia, ka qenë vetë avokati që ka përfunduar në qeli.

Gjykata sot nuk ka pranuar që ta lejë të lirë, për shkak se mund të prishë provat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco