Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Sulm kibernetik në Departamentin e Tatimeve të MF-së

Sulm kibernetik në Departamentin e Tatimeve të MF-së

17:29, 28/02/2021
A+ Aa A-

Një sulm kibernetik është shënuar këtë të diel në Ministrinë e Financave në Kosovë.

Mediat vendase bëjnë me dije se sulmi kibernetik kishte si synim Departamentin e Tatimeve në kuadër të MF-së.

Sulmi në fjalë është konfirmuar edhe nga ministri në detyrë, Agim Krasniqi.

Krasniqi shkurt tha se posedon informacionin se ka pasur një sulm, por që tashmë janë duke mbledhur informacionet më të hollësishme.

Sipas tij ky sulm nuk e ka dëmtuar sistemin dhe se po merren me këtë çështje që të rregullohet.

‘Kemi informacione për këtë sulm, por që tashmë po merremi më tepër me të, për të shikuar nga afër se çfarë saktësisht ka ndodhur’, ka thënë ai për mediat.

Duhet përkujtuar që kanë kaluar pak ditë që nga dita kur Hykmete Bajrami dhe dorëheqje nga drejtimi i Ministrisë së Financave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco