Përplasen makinat, katër minorenë përfundojnë në spital

Përplasen makinat, katër minorenë përfundojnë në spital

19:48, 27/02/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje pranë Sukthit në Durrës.

Dy automjete raportohet se janë përplasur me njëra-tjetrën, për pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur.

Në këtë aksident janë përfshirë një mjet tip ‘Renault’ dhe një automjet tip ‘BMË’.

Të aksidentuar kanë mbetur shtetasit             

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie si edhe zjarrëfikës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 27.02.2021, në orën 19:15, në Sukth, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.B., rreth 55 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i mjetit tip “Renault”, shtetasi F. O., dhe pasagjerët në mjet shtetasit E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco