VIDEO/ ‘Shpejt prangat’…Momenti i arrestimit të Gjergj Cukalit nga policia

VIDEO/ ‘Shpejt prangat’…Momenti i arrestimit të Gjergj Cukalit nga policia

15:53, 27/02/2021
A+ Aa A-

Dalin pamjet nga momenti i arrestimit të Gjergj Cukalit. Video e siguruar nga “Dosja.al” është filmuar mesditën e 24 shkurtit 2021, disa sekonda pasi efektivët e Forcave Operacionale bënë të mundur prangosjen e Cukalit.

“Shpejt prangat”, dëgjohet në video njëri prej efektivëve, ndërsa Cukali, “i forti” i Myslym Shyrit është i shtrirë përtokë.

I veshur me një bluzë blu të errët, xhinse dhe atlete, Cukali nuk ka bërë rezistencë. Shoku i tij, po ashtu nuk ka kundërshtuar ndalimin.

Akuzat që rëndojnë mbi të janë të shumta, duke filluar nga pengmarrje, armëmbajtjet pa leje dhe shpërndarje droge. Për herë të fundit ai u arrestua në 12 Prill 2018, pasi kishte shkelur masën e sigurisë, “arrest shtëpie”.

Ndërsa në Korrik të vitit 2016 ai u arrestua së bashku me 16 persona të tjerë si pjesë e një rrjeti kriminal që shpërndante kokainë në Tiranë. Ky grup drejtohej pikërisht nga Cukali, dhe sipas policisë, fitimet e tyre shkonin në 50 mijë euro në muaj.

Më 24 Nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 10 vite burg Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004 në rrugën “Myslym Shyri” pas një konflikti për 100 mijë Euro. Cukali përfitoi amnisti dhe doli pas disa vitesh.

Më 20 Gusht 2012, nga Komisariati i Policisë nr.2 Tiranë Gjergji Cukali u arrestua, pasi sipas policisë, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 28/02/2021 10:20

U lumte dora more Djema. I shtrite per toke keta mendere shqyer.Pastrojeni Shqiperine nga kriminelet.Pse nuk ben si trima aty apo e dinin se e hanin plumbin bytheve

Shto koment

Denonco