Dy aksidente me vdekje në Tiranë çojnë në pranga dy shoferët

Dy aksidente me vdekje në Tiranë çojnë në pranga dy shoferët

11:46, 27/02/2021
A+ Aa A-

Dy aksidente me vdekje janë shënuar dje në Tiranë e në të dy rastet fajtorë kanë rezultuar drejtuesit e mjeteve.

U arrestua shoferi i një kamioni me iniciale P Rr, 43 vjeç,  i cili të premten, në rrugën “Abedin Rexha” aksidentoi për vdekje një grua Gj.K, e cila po kalonte rrugën.

Po ashtu, u arrestua edhe 28-vjeçari A.T,  që në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, u përplasi me një “Benz” të drejtuar R. K.

Si pasojë e aksidentit, shoferi i BENZit u plagos rëndë dhe humri jetën në spital pas disa orësh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco