Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Vrasja mafioze e Behar Sofisë/ Ku po përqendrohen hetimet

Vrasja mafioze e Behar Sofisë/ Ku po përqendrohen hetimet

11:26, 27/02/2021
A+ Aa A-

Grupi hetimor, i ngritur menjëherë pas ekzekutimit mafioz të biznesmenit 65- vjeçar Bujar Sofia, mëngjesin e së enjtes ka arritur të ndërtojë një profil të atentatorit, si dhe të zbulojë lëvizjet e tij para dhe pas ngjarjes.

Nga verifikimi i pamjeve filmike të përftuara nga dhjetëra kamera sigurie, të rrugëve apo ato të bizneseve private, në një perimetër të madh, është zbuluar se autori e vëzhgonte “objektivin” e tij prej dy ditësh.

Në fakt, Behar Sofia vetëm prej dy ditësh kishte dalë nga shtëpia, pasi kishte kaluar Covid-19. Siç duket nga pamjet filmike, autori i dyshuar, i veshur me kostum sportiv, me kapele në kokë dhe që mban syze e maskë anti-Covid, e ka pritur Sofinë në zonën pas Piramidës që kur ai ka dalë nga shtëpia.

Më pas ka ndjekur lëvizjet e tij, kur ka shkuar në kafe, kur ka dalë nga aty dhe gjatë kohës që po ecte në trotuarin përbri lumit Lana, mes Katedrales “Shën Pali” dhe Piramidës.

Aty i është afruar duke e qëlluar nga afër me një pistoletë me silenciator. Një plumb e ka goditur në qafë e një tjetër në trup. Pas ngjarjes, autori është larguar qetësisht në këmbë në drejtim të urës së madhe të Lanës dhe nga aty ka dalë para dy Kullave ku ka marrë një biçikletë.

Më pas është larguar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri tek Universiteti Politeknik dhe nga aty mendohet se është futur në zonën e Liqenit Artificial, ku nuk është fiksuar më nga kamerat e sigurisë.

HETIMI

Atentati i së enjtes nuk ishte i pari për 65-vjeçarin Behar Sofia. Por, ndryshe nga ngjarjet e mëparshme, rezultoi fatal për të, duke i marrë jetën. Nisur nga e shkuara e tij kriminale, lidhjet e rëndësishme që ai kishte me personazhe të trafikut të drogës, shqiptarë dhe turq, Policia ka ngritur si pistë të parë hetimore çështjet që kanë të bëjnë me drogën, shkruan Panorama.

Ndonëse Policia nuk ka pasur prova se Sofia mund ta ketë vazhduar trafikun edhe pas arrestimit në Turqi në vitin 1998, duket se te ky aktivitet janë përqendruar më shumë hetimet.

Megjithatë, nuk janë lënë jashtë vëmendjes as bizneset e tij. Madje, burimet thanë dje se problemet apo konkurrenca në biznes po konsiderohen si një pistë e dytë ku po zhvillohen hetimet.

E po me kaq rëndësi, po verifikohet çdo konflikt apo përplasje që ai mund të ketë pasur me personazhe të ndryshme të botës së krimit, brenda dhe jashtë vendit, që mund të konsiderohen miq apo armiq të tij. Nuk përjashtohet mundësia e prishjes së ndonjë pazari apo konflikt që ka lindur së fundmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 27/02/2021 12:14

Mund te jete vrare per hakmarrje nga njerezit e Dritan Dajtit

Shto koment

Denonco