Ekzekutimi mafioz/ Vrasësi i Beharit doli me biçikletë nga Tirana

Ekzekutimi mafioz/ Vrasësi i Beharit doli me biçikletë nga Tirana

11:21, 27/02/2021
A+ Aa A-

Vrasësi që ekzekutoi me dy plumba pistolete Behar Sofinë, të skeduar për trafik heroinë, ka dalë i qetë nga Tirana jo me makinë por me një biçikletë. Askush nuk ka dyshuar tek vrasësi, pasi pas goditjes me dy plumba, autori është larguar i qetë, pa vrapuar dhe shfaqur panik.

Njeriu që tronditi qendrën e Tiranës është larguar me një biçikletë në drejtim të kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë. Sipas Ora News, itinerari i tij është zbuluar duke analizuar pamjet filmike të sekuestruar në bizneset dhe objektet e rëndësisë së veçantë siç është presidenca dhe kamerat e bashkisë së Tiranës.

Vrasësi dyshohet se ka qëndruar i pozicionuar në një zona jashtë syrit të kamerave të bizneseve, në anën e trotuarit buzë lumit Lana.

I veshur sportiv, me kapele, syze dhe një maskë anti-COVID-19, qitësi besohet se mund të ketë qëndruar në dy pozicione, duke mos u kapur nga kamerat, në pritje të sinjalizimit nga dy vëzhguesit që ishin ngarkuar të monitoronin, Behar Sofinë.

Sapo dy vëzhguesit kanë njoftuar qitësin se Behar Sofia ka dalë nga banesa, duke marrë drejtimin në këmbë drejt trotuarit buzë lumit Lana, qitësi është afruar duke ndjekur nga pas Behar Sofinë.

Ai është afruar në një distancë shumë të afërt dhe e ka qëlluar dy herë me një pistoletë me silenciator, duke bërë që Behar Sofia të shembet në tokë. Askush nga kalimtarët nuk ka dëgjuar të shtëna. Killeri nuk ka humbur qetësinë, por pa u panikosur fare ka vijuar i qetë ecjen në trotuar.

Ka shkuar tek vijat e bardha pranë urrës tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit, duke kaluar në krahun tjetër, mes disa personave kalimtarë të rastit.

Ai ka marrë biçikletën, që ishte lidhur nga dikush tjetër ose vetë ai, dhe më pas ka filluar të lëvizë në korsinë e biçikletave drejt zonës së Kuvendit, presidencës, dhe më tej ka dalë në rrugicat e parkut kombëtar, duke mos u shqetësuar nga asnjë patrullë policisë që ndodhej në këtë itinerar mjaft të monitoruar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco