Gjendet një predhë në Kukës, pritet mbërritja e Policisë për ta shpërthyer

Gjendet një predhë në Kukës, pritet mbërritja e Policisë për ta shpërthyer

09:03, 27/02/2021
A+ Aa A-

Një predhë e pashpërthyer është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kukës. Zona ku është gjetur predha është e banuar me shtëpi dhe pallate, ndërsa ndodhet pranë Divizionit ushtarak në Kukës, ku pranë saj kalon edhe “Rruga e Kombit”, njofton Faxweb.

Mësohet se predha është kontatuar nga banorët e zonës, të cilët më pas kanë lajmëruar dhe autoritetet policore, dhe në orët në vijim pritet që të ketë një shpërthim të komanduar të predhës.

Vazhdimisht në vendin tonë janë zbuluar sasi municionesh, që përbëjnë një rrezik të shtuar për jetën e qytetarëve, e veçanërisht të moshave të mitura, të cilët kureshtja mund ti çojë drejt tragjedisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco