Plagosja në Athinë/ Shqiptari u qëllua nga një makinë, autorët rrëmbyen me armë një taksi

Plagosja në Athinë/ Shqiptari u qëllua nga një makinë, autorët rrëmbyen me armë një taksi

21:39, 26/02/2021
A+ Aa A-

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë të ndodhur në mbrëmje në sheshin ‘Attiki’ në Athinë, ku mbeti i plagosur një shqiptar.

Sipas dinamikës së ngjarjes, plagosja ndodhi rreth orës 20:00 në sheshin Attiki.

Shqiptari i plagosur, identiteti i të cilit ende nuk dihet ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Athinë.

Ai ka një plagë me armë zjarri.

Shqiptari, po sipas medieve greke u qëllua nga një makinë.

Menjëherë pas ngjarjes, dy emigrantë hipën në një taksi dhe nën kërcënimin e një arme e detyruan shoferin t’i çonte në stacionin e Larissas, ku ata u larguan, duke lënë një armë brenda automjetit.

Policia po përpiqet të marrë një deklaratë nga shoferi i taksisë, i cili për momentin nuk është në gjendje të shpjegojë saktësisht se çfarë ka ndodhur si pasojë e kërcënimit.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Vendi yne 26/02/2021 22:06

    Duket sikur po shkojme drejte zhdukjes si rrace.Po na vrasin gjithandej ne bote,aksidente me vdekje perdite,virusi covid i pameshirshem.Cfare po ndodh me ne.??????U rritem me racione dhe me nje pale rroba por kishte Lumturi dhe gezime jeta.Kurse qe nga hyrja e d mokracise dhe ketej sikur u mallkuam ose na mallkuan.Vetem vrasje vjedhje dhunime e perdhunime droge dhe prostitucion.Kur do shpetoj ky popull dhe Shqiperia nga gjithe keto te keqija kur??????????

    Shto koment

    Denonco