Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

VIDEO e aksidentit shokues në Tiranë/ Ja çfarë thotë policia

VIDEO e aksidentit shokues në Tiranë/ Ja çfarë thotë policia

12:41, 26/02/2021
A+ Aa A-

Një aksident tronditës me vdekje ka ndodhur vetëm pak çaste më parë në zonën pranë ish-sheshit 'Shqiponja'. Mësohet se një kamion ka përplasur një kalimtare rreth 60-vjeç, ende e paidentifikuar.

Kalimtarja ka mbetur poshtë automjetit të tonazhit të rëndë në një zonë ku po kryhen punime. Shoferi Petrit Rrapi është shoqëruar nga policia.

Tiranë/Informacion paraprak 

Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës "Abedin Rexha" mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. 

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore. 

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco