Rritje e infektimeve në shkollat e Elbasanit, karantinohet një klasë e gjmnazit

Rritje e infektimeve në shkollat e Elbasanit, karantinohet një klasë e gjmnazit

12:12, 26/02/2021
A+ Aa A-

Elbasani është një nga qytetet ku dita ditës po konfirmohen si pozitivë për Covid-19 një numër i lartë qytetarësh. Një rritje e ndjeshme e të infektuarve është vënë re edhe në institucionet arsimore.

Gjatë kësaj jave, njofton Abcnews, ka ardhur duke u rritur gradualisht numri i të infektuarve, ndërsa aktualisht kanë rezultuar pozitivë 20 nxënës dhe 39 mësues. Ndërkohë në gjimnazin “Ahmet Dakli” një klasë është e karantinuar e gjitha pasi 3 prej nxënësve kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për ditën e djeshme, raste aktive në këtë qark janë 924.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco