I dënuar me 6 muaj burg për vjedhje, kapet 27 vjeçari në Kuçovë

I dënuar me 6 muaj burg për vjedhje, kapet 27 vjeçari në Kuçovë

11:03, 26/02/2021
A+ Aa A-

Kapet dhe ndalohet një shtetas në Kuçovë i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja".

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale "Vjedhja".

Ja njoftimi i plotë:

Kuçovë

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja".

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim F. B., 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale "Vjedhja".

Ky shtetas, në muajin mars 2017, ka vjedhur në banesën e shtetasit K. Ç., në lagjen “1 Maji”, Kuçovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco