Detaje nga ekzekutimi mafioz/ Autori e priste viktimën te dera e pallatit

Detaje nga ekzekutimi mafioz/ Autori e priste viktimën te dera e pallatit

09:55, 26/02/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja dalin në dritë nga atentati që ndodhi një ditë më parë në qendër të Tiranës, ku mbeti i vrarë 66-vjeçari Behar Sofia. Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në Rrugën e Elbasanit, pranë Piramidës.

BW raporton se nga analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë rezulton se atentatori e ka pritur tek dera e pallatit disa ditë.

Mëngjesin e djeshëm ai e gjurmoi nga dera e pallatit deri përballë Piramidës ku dhe e qëlloi me një plumb në qafë e tjetrin në shpatull. Ndërkohë që ka dyshime se arma e krimit mund të jetë pistoletë TT me silenciator. Po ashtu mësohet se policia ka gjetur në vendin e ngjarjes 2 gëzhoja. Disa kamera sigurie kanë kapur të dyshuarin.

Nga pamjet e kamerave, rezulton se autori është mëso burrë i veshur me kostum sportiv të errët dhe fytyrën e ka pasur të mbuluar, ndërkohë që ka dyshime se bëhet fjalë për një vrasës me pagesë.

Policia ka këqyrur apartamentin e viktimës dhe ka marrë në pyetje dhe bashkëshorten e tij, por nuk ka nxjerrë të dhëna të nevojshme për hetimin. Biznesmeni Behar Sofia ishte ndarë si çdo mëngjes me bashkëshorten pa pasur një axhendë specifike.

Behar Seferi, alias Behar Sulo Sofia, ndërsa rezulton që të jetë i dënuar jashtë vendit për trafikim të lëndëve narkotike. Po ashtu ai kishte pasur disa biznese pranë stadiumit Dinamo, si bar/kafe dhe aktivitete të tjera, të cilat në disa raste janë sulmuar me tritol, ndërkohë që posedonte disa markete dhe kopshte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco