VIDEO/ Grabitja e zyrës së OSHEE, zbulohet shuma që u vodh

VIDEO/ Grabitja e zyrës së OSHEE, zbulohet shuma që u vodh

09:47, 26/02/2021
A+ Aa A-

Një grabitje ka ndodhur këtë të premte në zyrën e OSHEE në Tiranë. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Qemal Stafa', në afërsi të Pazarit të Ri.

Menjëherë shërbimet e policisë janë nisur për në vendin ku është raportuar.

Ndërkohë, mësohet se bëhet fjalë për një minoren, që ka vjedhur 20 mijë lekë të vjetra.

Ai ka përdorur një kaçavidë për të hapur derën.

Tiranë/Informacion paraprak 

Më datë 26.02.2021, në afërsi të Pazarit të Ri,  dyshohet se gjatë orëve të para të mëngjesit në  zyrën e OSHEE-së, një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë prej 2.000 lekësh. Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me ngjarjen për identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco