Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në autostradë, arrestohet drejtuesi i mjetit

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në autostradë, arrestohet drejtuesi i mjetit

08:56, 26/02/2021
A+ Aa A-

Drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje ditën e djeshme në këmbësor, është arrestuar nga policia.

Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, në mbikalimin e Fllakës, ku E.B., 52 vjeç aksidentoi një këmbësor të identifikuar si Q.B., 82 vjeç. Ky i fundit ndërroi jetë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q. B., 82 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë“, njofton policia.

Sakaq vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco