Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Procedohen 10 biznesmenë në Kukës, fshehën të ardhurat

Procedohen 10 biznesmenë në Kukës, fshehën të ardhurat

19:58, 25/02/2021
A+ Aa A-

Hetimi i Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë në Kukës ka proceduar në gjendje të lirë 10 biznesmenë të cilët mësohet se kanë fshehur të ardhurat si edhe kanë kryer punësim të paligjshëm.

‘Kukës

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, finalizuan operacionin policor të koduar “INFORMALITY - 1”.

Në kuadër të këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”, 10 shtetas, konkretisht:

B. Z., H. Th., H. O., M. B., G. S., L. Z.,A. S., M. H., V. O. dhe F. Sh., banues në Kukës.

Këta shtetas ushtronin aktivitetin në subjektet bar - kafe dhe restorante, në zona të ndryshme të qytetit të Kukësit, pa u regjistruar në organet tatimore dhe me punonjës të pa regjistruar/siguruar, duke shmangur detyrimet tatimore dhe sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit.

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të informalitetit në territorin e qarkut të Kukësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco