Theri ish-të dashurën greke/ Gjykata lë në burg shqiptarin: Po e liruam mund ta qëllojë sërish

Theri ish-të dashurën greke/ Gjykata lë në burg shqiptarin: Po e liruam mund ta qëllojë sërish

18:23, 25/02/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Torinos ka lënë në burg 27-vjeçarin shqiptar që qëlloi 5 herë me thikë ish-të dashurën greke.

Jetmir Kurtsmajlaj do të vijojë që të qëndrojë në qeli, pasi gjyqtari u shpreh se ekziston rrezikon që të përsërisë krimin.

Mbrëmjen e së dielës shqiptari e sulmoi studenten greke fillimisht me grushte dhe shkelma dhe më pasi i nguli në trup thikën 5 herë. “Ekziston rrezik real dhe konkret që ai të përsëri veprimin nëse lirohet” tha gjyqtari.

Jetmir Kurtsmajlaj tha dy ditë më parë se “Doja ta trembja, jo ta vrisja, nuk e bëra nga xhelozia”

Edhe nëna e studentes greke foli për mediat në lidhje me ngjarjen. Ajo tregoi se e bija ka marrë pesë goditje në gjoks, qafë dhe bark me një thikë kuzhine.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari nuk kishte pranuar ndarjen prej saj dhe vazhdonte ta kërcënonte në rrjetet sociale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco