Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

‘Pasuri marramendëse’/ Gazetarja: Behar Sofia 1-shi i trafikut të heroinës. Lëvizte me ‘ushtarë’ pas vetes

‘Pasuri marramendëse’/ Gazetarja: Behar Sofia 1-shi i trafikut të heroinës. Lëvizte me ‘ushtarë’ pas vetes

17:29, 25/02/2021
A+ Aa A-

Mëngjesin e kësaj të enjte, në zonën pranë Piramidës, u vra me armë zjarri 66-vjeçari Behar Sofia.

Gazetarja Klodiana Lala, tha në rubrikën “Opinion”, në “News24”, se Sofia konsiderohet si “1-shi” i trafikimit të heroinës dhe besohet se ka lidhje të forta me turkun Abduselam Turgut, të arrestuar disa vite më parë në Shqipëri.

Gazetarja sqaroi më tej se Sofia sapo kishte fituar betejën me COVID-19 dhe në mëngjes ishte ulur në një lokal pranë banesës së tij për të konsumuar kafe. Po ashtu, ajo tha se 66-vjeçari ka një pasuri marramendëse.

“Behar Sofia ka dalë nga banesa e tij, kishte disa ditë që kishte kaluar COVID-19, në momentin që ka dalë ka pirë kafen në një lokal, ka qëndruar 25 minuta, është ngritur dhe është larguar në drejtim të rrugës së Elbasanit.

Sipas policisë ai është qëlluar në afërsi të Lanës, dyshohet se janë dy persona që kanë qëlluar me armë selinciator. Policia është njoftuar për një person të gjakosur që kërkonte ndihmë, ai është qëlluar në këmbë dhe zonën e qafës. Ka pasur shumë pak dëshmitarë. Është shoqëruar në spital dhe ka ndërruar jetë pa mbërritur tek bluzat e bardha.

Në momentet e para duke qenë se mbante disa emra nuk u kuptua qartë, por kur u bë i mundur identiteti, Policia e Shtetit e konsideron si 1-in e trafikimit të heroinës. Ai konsiderohej se ishte pjesë e grupit trafikant të udhëhequr nga Abdulselam Turgut. Ai është arrestuar vite më parë në Shqipëri.

Më pas kemi pasur dhe disa arrestime. Ai nuk është ndaluar asnjëherë nga policia, ishte një person i tërhequr, por konsiderohej si një person që kishte shumë ushtarë pas tij. Ai ka markete të shumta, supermarkete, kopshte. Pasuria e tij është vendosur në shënjestër disa herë në shpërthime me tritol. AI ka pasur disa jashtë shtetit, pista kryesore një akt mafioz”, u shpreh Lala.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari25/02/2021 21:56

SA HERE PASI VRITET DIKUSH, SIGURISHT PER LARJE HESAPESH KRIMINALE MIDIS TRAFIKANTESH DROGE, AI NA SHPALLET NJESH PER SHUME AKTE KRIMINALE DHE "BOSS" DROGE, NGA DY GAZETARET E THEKUR PER KETO RASTE: DRITAN HOXHA DHE KLODIANA LALA. KETA DY GAZETARE NA E NXJERRIN KETE PERSON, SI SHUME TE TJERE SI KY, PASI VRITEN, ME 1001 TE ZEZA, ME PASURI PERRALLORE, ME "USHTARE DHE BADIGUARDE BESNIKE", POR QE NUK GJENDEN ASNJEHERE PRANE TIJ NE MOMENTIN E EKZEKUTIMIT. I SUPOZOJME TE VERTETA KETO QE THONE GAZETARET PER PASURITE E TIJ, TE VENDOSURA VETEM NE RRUGE KRIMINALE. PO SI KA MUNDESI QE KETO NUK I DITKAN FARE AS POLICIA E SHTETIT, AS SPAK, AS BKH DHE AS OFL E FAMSHME?? SIKUR FATKEQI BEHAR SOFIA, TE MOS ISHTE EKZEKUTUAR, A DO TE VAZHDONTE JETA PER ATE KREJT NORMALE, I PA SHQETESUAR NGA SHTETI, SPAK DHE OFL, SI DERI SOT PARADITE??? A KA TE TJERE "BOSSA DROGE" SI BEHARI NE SHQIPERI, QE JETOJNE TE QETE, PA U SHQETESUAR NGA POLICIA, SPAK DHE OFL, DERI SA TE EKZEKUTOHEN NGA RIVALET E TYRE?? APO KETA DO TI MARRIM VESH NGA HOXHA DHE LALA VETEM PASI TE EKZEKUTOHEN??? PORDHE ME RIGON!!! GAZETARE LLAPAQENE! GAZETARE LESHI, QE MARRIN FAME KOT DUKE NA BERE TE DITURIT VETEM PASI NGJARJET NDODHIN!!!

Shto koment

Denonco