Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Të akuzuar për vjedhjen e ndodhur në 2013, arrestohen dy persona në Durrës

Të akuzuar për vjedhjen e ndodhur në 2013, arrestohen dy persona në Durrës

13:05, 25/02/2021
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër të cilët akuzohen për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se në kuadër të zbardhjes së ngjarjes së ndodhur në në vitin 2013, në fshatin Perlat, Durrës.

Në vijim të veprimeve është dokumentuar me prova ligjore se njëri prej autorëve të kësaj ngjarjeje është shtetasi M. K., 28 vjeç, i cili aktualisht po vuan dënimin në IEVP Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna nga strukturat e DVP Durrës, për goditjen e paligjshmërisë.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore një ngjarje e ndodhur në vitin 2013, në fshatin Perlat, Durrës.

Ndalohen dhe 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, kanë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore një ngjarje të ndodhur më datë 28.10.2013, në fshatin Perlat, Durrës, ku 2 persona të armatosur kanë hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit B. T.

Në vijim të veprimeve është dokumentuar me prova ligjore se njëri prej autorëve të kësaj ngjarjeje është shtetasi M. K., 28 vjeç, i cili aktualisht po vuan dënimin në IEVP Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco